Kryetari i Kryeqytetit të Malit të Zi Podgoricës Miomir Mugosha i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e vetë dhe nga përfaqësuesit e zyrës së UNHCR-it në Mal të Zi vizituan Pejën. Ata i priti në një takim pune Kryetari i Pejës Ali Berisha me bashkëpunëtor.
Qëllimi i kësaj vizite ishte mundësia e kthimit të refugjatëve nga Mali i Zi në Kosovë e veçmas në Pejë në formë vullnetare për ata që duan të kthehen.
Ky proces i kthimit do të ketë karakter vullnetar dhe nuk do të ketë presione nga asnjëra palë,ne si qeveri i Podgoricës do të jemi pjesë e projektit implementues të kthimit bashkë me mekanizmat ndërkombëtar dhe shfrytëzoj rastin të falënderoj përfaqësuesit e UNHCR-it për angazhimin e tyre serioz në këtë proces. Në këtë proces fillestar ka rreth 26 familje qe vullnetarisht duan të kthehen në Pejë dhe ne bashkërisht po bëjmë përgatitjet e duhura për kthimin e tyre tha Kryetari i Podgoricës Miomir Mugosha në fjalën e tij të rastit.
Është fat i madh që në mes të Kosovës dhe Malit të Zi ka marrëdhënie të mira dhe ne si komuna nuk kemi pengesa ne implementimin e këtyre projekteve. Ne si komunë kemi filluar të punojmë dhe ti trajtojmë seriozisht këto iniciativa dhe kemi përcaktuar një lokacion për ndërtimin e një banese kolektive dhe ky vendim presim qe në mbledhjen e parë të Kuvendit që do të mbahet deri ka mesi i muajit të ardhshëm të merret vendimi i |Kuvendit për atë lokacion dhe pastaj për implementuesit do të jetë i gatshëm. Në kuadër të Administratës Komunale kemi formuar një grup i cili do të bëjë lehtësimin e atyre të kthyerve që duan të regjistrohen si banor të Kosovës,por po kemi edhe telashe me ata që nuk janë banor të Pejës dhe po tentojnë të regjistrohen si të tillë,por ne po i bëjmë verifikimet e duhura.
Ne si qeveri komunale kërkojmë ndikimin tuaj tek qeveria juaj në inicimin e disa proceseve qe janë të rëndësishme për neve si ne inicimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në sferat e shëndetësisë,kulturës ne krijimin e marrëdhënieve tregtare dypalëshe,ne inicimin e demarkacionit të kufirit interes ky i dyanshëm dhe sfera tjera tha kryetari Ali Berisha në fjalën e tij.
Takimi u zhvillua në një frymë të mirë bashkëpunimi dhe me zotime nga të dyja palët për krijimin e marrëdhënieve sa me të mira për qytetarët e të dyja komunave.
Kryetari i Kryeqytetit të Malit të Zi Podgoricës Miomir Mugosha i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e vetë dhe nga përfaqësuesit e zyrës së UNHCR-it në Mal të Zi vizituan Pejën. Ata i priti në një takim pune Kryetari i Pejës Ali Berisha me bashkëpunëtor.

