Ju njoftojmë se Komuna e Pejës përmes Drejtoratit për Zhvillim Ekonomik është në proces të implementimit të projektit “ Majat e Ballkanit “ i cili financohet nga GIZ për zhvillimin e turizmit malor si destinacion i integruar në tri shtete:Kosovë,Mal të Zi dhe Shqipëri.
Me datën 15.06.2011(E Mërkure) në ora 12:00 në Restorant “Mulliri” në Rugovë,do të bëhet promovimi i projektit ndërkufitar “Majat e Ballkanit” ku do të organizohet ceremonia e ecjes malore dhe do të filloj nga restorant “Mulliri” në Rugovë.
Në ceremoninë e hapjes do të jenë prezent zyrtar nga Komuna e Pejës, MTI – departamenti i turizmit dhe përfaqësuesit e GIZ si dhe afërsisht 40 pjesëmarrës nga 3 shtetet të cilët do të marrin pjesë në ngjarjen e organizuar.
Ftoheni në pjesëmarrje dhe mund të bëni konfirmimin në Zyrën e Turizmit në ndërtesën e Komunës kati i parë për transport eventual.