Këshilli i Drejtorëve mbajti mbledhjen e vet të rregullt të kryesuar nga kryetari i Komunës Ali Berisha.
Në këtë takim Këshilli i Drejtorëve miratojë disa kërkesa dhe rekomandime të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;lejimin e mjeteve dhe shpalljen e tenderit për furnizim më pajisje kompjuterike,objekti i ri të QKMF, sigurimin e mjeteve për instalimin e sistemit Softuerik në (regjistri elektronik mjekësor dhe sistemi për menaxhimin e infrastrukturës) në QKMF si dhe kërkesën për ndihmë financiare qytetarëve për shërim,furnizim më barëra dhe mbijetesë.
Po ashtu në këtë mbledhje u miratua kërkesa e Drejtorisë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike për lejimin e mjeteve rreth 6.000. euro për plotësimin e projektit, më një ankesë –projekt, të asfaltimit të rrugës në fshatin Lybeniq i cili u miratua një zërit nga Këshilli i Drejtorëve.
Në vazhdim të mbledhjes Këshilli i Drejtorëve miratoi rekomandimet e Drejtorisë për Bujqësi,Pylltari dhe Hidroekonomi: mbështetje financiare për organizimin e Panairit të parë të Blegtorisë në kuadër të katër komunave regjionale,që më rastin e këtij panairi nga Drejtoria përkatëse u ndan 1.000 euro.
Në fund të takimit nder pikat shtesë të kësaj mbledhjeje Këshilli i Drejtorëve miratoi propozimin e Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike për formimin e Njësitit Komunalë për Partneritet Publiko- Privatë i përbëre prej pesë anëtarëve.
Këshilli i Drejtorëve mbajti mbledhjen e vet të rregullt të kryesuar nga kryetari i Komunës Ali Berisha

