Kryetari i Komunës se Pejës Ali Berisha me bashkëpunëtor priti Zëvendëskryeministri e Kosovës Hajredin Kuqi ne një takim pune rreth pronave te qytetareve rreth kufiri Kosovë –Mali i Zi.
Në këtë takim të pranishëm ishin policia kufitare e Kosovës dhe përfaqësuesit e fshatrave të zonës kufitare. Kryetari Berisha tha së; pas angazhimeve te përbashkëta të Komunës, Komuniteti dhe Qeverisë sidomos angazhimet e Ministrit të Punëve të Mbrëmshme dhe policisë kufitare është arritur marrëveshja që e bënë të mundur shfrytëzimin e pronave të banorëve të komunës së Pejës dhe të Deçanit që gjinden për tej kufirit.
Po ashtu u tha së;gjithashtu është problematik e komunës së Pejës dhe komunave të tjera demarkacioni i kufirit,e ai proces është me i gjatë,andaj kryetari Berisha, kërkojë angazhime të gjithanshme qe së shpejti të filloj dhe njëherë përgjithmonë të zgjidhet ai problem. Kryetari Berisha ne vazhdim shtoj së; problemi i demarkacionit nuk duhet të shërbej si problem në mes të dy shteteve të reja Kosovë –Mali i Zi, të cilat kanë njohur njëra tjetrën dhe gjithsesi banoret e komunës se Pejës duhet të kultivojnë marëdhënje te mira fqinjësore,pasi që ajo popullatë në kohen me të vështir i’u ka gjendur qytetarëve të komunës së Pejës e me gjerë,kështu që vendosja e kufirit dhe e demarkacionit do të stabilizoj raportet në mes këtyre banoreve. Kryetari Berisha i’a dha fjalën Zëvendëskryeministrit Kuqi, njëherit Kuqi falënderoj Kryetarin për mikpritje dhe për bashkëpunimin të një organizimi më qytetaret e kësaj ane dhe përfaqësuesit e fshatrave të zonës kufitare, e kjo do të thotë që kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm më Kryetarin e Komunës edhe si Qeveri si dhe unë personalisht e besoj së mirëkuptimi i tij dhe gatishmëria e tij dhe mirëkuptimi i qytetarëve ka ndikuar që të arrij një marrëveshje që ka qenë një prej problemeve të qytetarëve të kësaj ane,marrëveshja është më Qeverinë e Malit të Zi ,që të jepet e drejta e shfrytëzimit të pronave dhe kullosave për të gjithë qytetarët të cilët i kanë shfrytëzuar edhe me herët, njëkohësisht do të ketë lehtësira edhe në qarkullim dhe taksa që kërkohen në momente të caktuara. Jemi ne bisedim qe të bëjmë edhe demarkacionin me Malin e Zi atë çka po them në emër të Qeverisë,jemi te kënaqur me marrëveshjen Qeveria e Kosovës ne tersi dhe do ta respektojmë këtë marrëveshje dhe presim ta beje një gjet ë tillë edhe Mali i Zi.Në fund të takimit shtoj Kuqi, unë them së raportet Kosovë –Mali i Zi janë raporte të mira dhe nuk ka pika kontestuese.
Përfaqësuesit e fshatrave të zonës kufitare një pjesë nga ta u dakorduan më shpresë së në të ardhmen do të rregullohet përfundimisht kufiri Kosovë –Mail i Zi.
Kryetari i Komunës se Pejës Ali Berisha me bashkëpunëtor priti Zëvendëskryeministri e Kosovës Hajredin Kuqi ne një takim pune rreth pronave te qytetareve rreth kufiri Kosovë –Mali i Zi.

