Ne ketë takim, drejtorët e Drejtorive raportuan Kryetarit për punët dhe të arriturat të javës së shkuar dhe planifikimet e tyre për ketë javë.
Në vazhdim të mbledhjes Drejtori i Punëve Komunale Naim Sahiti, i njoftoi të pranishmit së rruga Bujar Shala, është përfunduar si dhe ajo e fshatit Lybeniq po ashtu edhe gjelbërimi në lagjen “Kalaja”, ndërsa ne rrugën “Konferenca e Bujanit” gjatë punimeve kemi hasur në disa vështirësi por shpresojmë së do ti tejkalojmë në ditët në vijim.
Kryetari Berisha, njoftoi Drejtorin e Punëve Komunale së është nënshkruar Memorandumi për menaxhimin e pyjeve nga Institucionet Komunale, me ç’rast kërkoj një angazhim shtuar nga ky Drejtorat.
Po ashtu obligoj Drejtorin e Punëve Inspektuese që të merret me largimin e objekteve të përkohshme afër Varrezave të Qytetit.
Në përmbyllje të këtij takimi konsultues Kryetari kërkoj nga Drejtori i Higjienës Publike qe të përcaktoj një punëtor për mirëmbajtjen e Lumit Lumëbardhë si dhe Kanalin e Qukulicës.
Nga drejtorët e tjerë u raportua për punët e tyre ne drejtoratët përkatëse të dhe për aktivitete vijuese.
Kryetari i Komunës së Pejës Ali Berisha, mbajti mbledhjen konsultative me drejtorët e Drejtorive Komunale.
Ne ketë takim, drejtorët e Drejtorive raportuan Kryetarit për punët dhe të arriturat të javës së shkuar dhe planifikimet e tyre për ketë javë.