Kryetari Berisha me shefin e zyrës për Integrime z.Kelmendi dhe bashkëpunëtor te tjerë priten ne takim sot përfaqësuesin e zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë z.Khaldo Sinno me bashkëpunëtor.
Ata biseduan për format e bashkëpunimit ne integrimin e komunave dhe ne arritjen e standardeve nga niveli lokal deri tek ai qendror.
Ne jemi duke bërë punë intensive ne plotësimin e standardeve për integrime evropiane,po bëjmë investime te vazhdueshme ne rregullimin e infrastrukturës,ngritjen e nivelit ne shëndetësi dhe ne arsim,por kemi mungesë te fondeve ne ndërtimin e objekteve me infrastrukturë moderne sidomos ne objekte shëndetësore dhe ne shkolla.
Procesi i kthimit është i kënaqshëm dhe komuna jonë ju ofron shërbime te gjithë qytetarëve pa dallime nacionale,por ka ende punë për tu bërë. Poashtu kemi filluar bashkëpunimin me komunat e shtetit fqinjë Malit të Zi si me Rozhajen,Plaven,Ulqinin,ku kërkesë e jona është hapja e një pike kufitare ne Qakorr. Si kriter juaji është edhe riciklimi i mbeturinave dhe sistemimi i ujërave të zeza por ne ketë lëmi kemi ngecje sepse këto janë projekte te kushtueshme tha nder të tjera kryetari Berisha.
Jemi duke punuar edhe neper komuna qe zyrtaret komunal për integrime te trajnohen dhe t’i mësojnë format integruese. Peja është përmendur si shembull i mirë në shërbimet civile e cila ka rëndësi ne procesin e liberalizimit të vizave dhe komunat tjera duhet te marrin Pejën si shembull .
Ne letrën e dërguar Ministrisë se Punëve të Brendshme kemi kërkuar qe t’i rregullojnë shërbimet neper zyrat komunale te cilat ata i menaxhojnë. Ky do të ishte një shembull i mirë për bashkëpunim të mirë nga Ministria deri të Komuna tha nder te tjera z.Khaldou Sinno.
Me Ministrin tani kemi filluar te kemi bashkëpunim ne planet vepruese dhe shpresojmë ta kemi edhe ne te ardhmen. Informatat për integrime evropiane shkojnë nga Ministria deri te Komuna,por nganjëherë është mirë te kemi edhe kontakte të drejtpërdrejta. Ne kuadër të zyrës sonë ne bashkëpunim me zyrën e kryetarit kemi organizuar disa seminare me OJQ-të,Shkollat dhe përfaqësuesit e komunitetit dhe kemi promovuar vlerat evropiane,historikun e Unionit Evropian dhe formën e integrimeve evropiane tha z.Kelmendi në fjalën e tij prezantuese.
Raporti i progresit ka të bëjë me të gjitha komunat dhe ndërlidhet prej qytetarit të partia, deri të institucioni apo qeveria u tha në fund të këtij takimi.
Kryetari Berisha me shefin e zyrës për Integrime z.Kelmendi dhe bashkëpunëtor te tjerë priten ne takim sot përfaqësuesin e zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë z.Khaldo Sinno me bashkëpunëtor.

