Kryetari Berisha,Ambasadori Dell, zv.ministre e Kulturës znj.Kajtazi dhe autoritete tjera qendrore dhe lokale benë përurimin e restaurimit të Kullës së Haxhi Zekës në Leshan.
Kjo kullë është monument i trashëgimisë kulturore historike e cila ishte ne gjendje te mjerueshme,por falë angazhimit dhe donatoreve ajo sot është kthyer ne gjendje funksionale. Unë vij nga një shtet relativisht i ri, kurse ju jeni popull i lashtë dhe keni historinë dhe traditën kulturore shumë të begatshme, prandaj ruajeni dhe kultivojeni tha nder të tjera ambasadori Dell ne fjalën përuruese.
Peja, ka objekte te shumta kulturore dhe historike, ne kemi bërë përpjekje te vazhdueshme qe ti ruajmë dhe ti restaurojmë, kjo kullë është shembulli konkret. Unë dua t’i falënderojë të gjithë ata qe ndihmojnë ne të gjitha format në këtë drejtim sidomos ne ndërtimin dhe restaurimin e monumenteve historike tha kryetari Berisha.
Kryetari Berisha,Ambasadori Dell, zv.ministre e Kulturës znj.Kajtazi dhe autoritete tjera qendrore dhe lokale benë përurimin e restaurimit të Kullës së Haxhi Zekës në Leshan.

