Kryetari Berisha,Drejtori i Arsimit z.Kelmendi dhe bashkëpunëtor të tjerë priten ne takim profesorët e Universitetit “Xhelal Baja” ne Manisa afër Izmirit të shoqëruar nga z. Beqiri nga Fakulteti “Iliria” dega në Pejë.
– Besoj se e ndieni veten si ne vendin tuaj sepse lidhjet tona me komunitetin dhe shtetin Turk janë të mira. Ky qytet ka kaluar neper sfida dhe lufta të ndryshme dhe është nevojitur punë dhe përkushtim i madh për rindërtim. Asetet kryesore të këtij qyteti janë Bujqësia sepse kemi tokë të mirë bujqësore,Turizmi ku kemi Rugovën dhe Artizanatet qe janë traditë e Pejës,sepse trashëgimia kulturore është shumë e pasur në Pejë dhe ne jemi në proces të restaurimit dhe ruajtjes se objekteve kulturore.
Problemi kryesor si në terë Kosovën edhe në Pejë është papunësia sepse ne kemi një rini shumë të shendosh dhe ne këtë drejtim presim ndikimin e shtetit tuaj Turqisë ne investime dhe ne përkrahje,tha ne fjalën mirëseardhëse kryetari Berisha.
– Me vjen mirë qe gjendemi në mesin tuaj,fillimi i bashkëpunimit me Universitetin Iliria do të jetë si inicim i praktikave bashkëpunuese ne të ardhmen. Peja paska potenciale turistike dhe shumë shpejt do të mund të bëhej qendër e njohur në Evropë e ne do të bëjmë përpjekje për të ndihmuar në këtë drejtim. Për të gjitha këto qe pamë dhe morëm nga ky qytet do të raportojmë ne organet me të larta dhe do të insistojmë për përkrahje,tha përfaqësuesi i profesorëve nga Turqia.
Në fund u shkëmbyen disa dhurata si shenj falënderimi dhe bashkëpunimi.
Kryetari Berisha,Drejtori i Arsimit z.Kelmendi dhe bashkëpunëtor të tjerë priten ne takim profesorët e Universitetit “Xhelal Baja” ne Manisa afër Izmirit të shoqëruar nga z. Beqiri nga Fakulteti “Iliria” dega në Pejë.