Kryetari i komunës së Pejës Ali Berisha për nder të “Një Qershorit”, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve priti në një vizitë parashkolloret e shkollës fillore “Asdreni” në Pejë.
Kryetari Berisha,falënderoi mësimdhënëset për kontributin e tyre për parashkolloret e kësaj shkolle, sepse sot është një ditë e veçantë për të gjithë fëmijëve e globit. Andaj urojmë që të gjithë fëmijët e botës të jenë të lumtur dhe të gëzuar që ardhmëria e tyre të jetë sa më e mirë dhe e frytshme tha kryetari Berisha.
Parashkolloret para kryetarit Berisha dhe bashkëpunëtoreve të tij recituan vjersha që kishin përgatitur për këtë ditë.
Kryetari i komunës së Pejës Ali Berisha për nder të “Një Qershorit”, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve priti në një vizitë parashkolloret e shkollës fillore “Asdreni” në Pejë.
