Kryetari i komunës se Pejës Ali Berisha me bashkëpunëtorë priti klubin Hendbollistik nga Peja “Besa Familglia” fituese e kupës së Kosovës në Hendboll.
Ai falënderoj anëtaret e klubit për vizitën që i bënë, po ashtu i përgëzoj për sukseset e arritura gjatë këtyre viteve e sidomos për fitoren e Kupës së Kosovës.
Sukseset e juaja janë nderim për qytetin e Pejës, ne vazhdimisht kemi përcjellë punën dhe aktivitetet tuaja sportive, punë kjo qe për vite me radhë është shoqëruar me suksese dhe fitore, po ashtu jemi të vetëdijshëm për sfidat nëpër të cilat po kalon ekipi juaj e sidomos për mungesën e mjeteve financiare të nevojshme, mirëpo për shkak të kufizimeve buxhetore nuk po arrijmë të ju mbështesim aq sa keni nevojë.
Ndërsa Kapiteni i ekipit Arbër Muqolli, falënderoj kryetarin për pritjen e bërë dhe kërkoj nga ai mbështetje, sepse ne krahas sukseseve te kaluara dhe përveç kësaj fitoreje jemi të vendosur që të vazhdojmë tutje me fitore dhe suksese të tjera, prandaj kërkojmë mbështetje financiare, qoftë nga komuna ashtu edhe nga donatorët tjerë të mundshëm.
Kryetari i komunës se Pejës Ali Berisha me bashkëpunëtorë priti klubin Hendbollistik nga Peja “Besa Familglia” fituese e kupës së Kosovës në Hendboll.