Duke u mbështetur në Ligjin mbi vetëqeverisjen e komunave të Kosovës, statusin e komunës së Pejës ,ligjin për Shëndetësi si dhe dispozitat tjera ligjore të MSHP dhe MEF , aktivitetet e DSHM-së janë të koncentruar në këto shërbime:
– SHËRBIMI I KUJDESIT PARËSOR SHËNDETËSOR
– SHËRBIMI I SHËNDETIT PUBLIK
– SHËRBIMET TJERA
DSHMS-ja në kuadër të K.K – Pejë përmes shërbimeve të lartcekura ofron:
- Planin strategjik të shëndetësisë së popullatës në Komunë,në harmoni me strategjinë afatgjate të Qeverisë së Kosovës-Ministrisë të Shëndetësisë për zhvillimin e Shëndetësisë Primare.
- Kujdeset për ofrimin dhe mbikëqyrjen e shërbimeve të mirëfillta shëndetësore nëpërmjet zbatimit të Kujdesit Primar Shëndetësor(KPSH).
- Vendos prioritetet e sektorit të shëndetësisë në komunë,konform strategjisë zhvillimore.
- Siguron përkujdesje elementare dhe shërbime publike shëndetësore,mbikëqyr sëmundjet ngjitëse,siguron kontrollin e fillimit të sëmundjeve,imunizimin(vaksinimin),edukimin shëndetësor dhe shërbime të tjera për të gjithë banorët e Komunës në pajtueshmëri me politiken dhe normat e aprovuara shëndetësore për Kosovën,si dhe standardet dhe udhëzimet e lëshuara nga MSH dhe OBSH-ja.
- Harton planin e punës,aprovon,implementon buxhetin vjetor dedikuar për programin e shëndetësisë.
– Implementimi dhe shpenzimi i buxhetit realizohet duke u bazuar në nevojat lokale të popullatës,gjithnjë duke iu përmbajtur udhëzimeve të MSH dhe MEF.
– Burimin e financimit të programit të shëndetësisë e përbëjnë:
- Buxheti i Konsoliduar i Kosovës (Mjetet e Grandit Qeveritar).
- Mjetet vetanake të buxhetit Komunal.
- Mjetet vetanake të shëndetësisë (mjetet e participimit),si dhe
- Donacionet eventuale.
- Zbaton buxhetin për kujdesin shëndetësor duke përfshirë fondet nga buxheti i konsoliduar i Kosovës(grandi qeveritar),nga mjetet vetanake të buxhetit Komunal,nga mjetet vetanake të shëndetësisë(participimi),si dhe nga donacionet eventuale.
- Përkujdeset për realizimin e të drejtave për familjet e dëshmorëve,invalidët e luftës,invalidët civil,viktimave civile dhe për të zhdukurit e luftës. Përkujdeset ndaj personave të hendikepuar dhe me aftësi të kufizuara.
- Zbaton programin e masave për rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve në Komunë në kuadër të Qendrës për Punë Sociale si dhe siguron qasje të barabartë për ata përfitues që plotësojnë kushtet për strehim të përkohshëm.
- Pranon dhe shqyrton kërkesat e ndryshme të qytetarëve për ndihmë momentale dhe ndihma tjera nga fusha e mbrojtjes shëndetësore.
- Merr masa për ruajtjen e Shëndetit Publik të popullatës,nëpërmjet kontrollit të ujit të pijshëm,ushqimit dhe mbeturinave,si dhe masa tjera mbrojtëse shëndetësore.