Sot, në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës është mbajtur takim me shoqërinë civile.
Takimin e ka udhëhequr Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Pejës z.Rexhep Kurtbogaj dhe Drejtoresha për Mirëqenie Sociale, znj.Albulena Mujaj – Bajraktaraj kanë ftuar në takim shoqërinë civile.
Qëllimi i takimit ka qenë konsultimi me Shoqërinë civile për propozimin e anëtarëve ne dy komisione vlerësuese: Komisionin vlerësues për tituj nderi dhe dekorata dhe Komisionin për ndarjen e subvencioneve për OJQ-të me karakter social.
Nga ky takim anëtare e komisionit vlerësues për tituj nderi është përzgjedhur, znj.Teuta Uka nga Syri i Vizionit dhe anëtar i komisionit për ndarjen e subvencioneve për OJQ-të me karakter social është përzgjedhur, z.Naser Lajqi nga Syri i Vizionit.