Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtori për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Pejës, z.Nasret Hajrizi përmes projektit “NERA” i kanë dorëzuar një kositëse bari ndërmarrjes publike lokale “EKO-SIG”.
Në kuadër të projektit ndërkufitar të Bashkimit Evropian, Kosovë – Mali i Zi, përkatësisht në komunën e Pejës dhe të Tuzit, po implementohet projekti NERA (Qasja në Revitalizimin e Mjedisit).