Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Deçanit, z.Bashkim Ramosaj, Kryetarin e Komunës së Junikut, z.Ruzhdi Shehu, Kryetarin e Komunës së Plavës, z.Nihad Canovic, Kryetarin e Komunës së Gusisë, z.Sanel Balic dhe Zëvendëskryetarin e Bashkisë Malësi e Madhe, z.Sytki Ndrecaj.
Gjatë takimit është diskutuar për manifestimin e projektit “Trekufiri” në Pejë, vlerësimin e marrëveshjes dhe zbatimin e saj deri më tani, hapat e ardhshëm dhe propozimet për përmirësime, organizimin e edicionit të ardhshëm 2026, ku u përcaktuan, që komuna nikoqire për vitin e ardhshëm të jetë Komuna e Deçanit, për menaxhimin e buxhetit të përbashkët të manifestimit, organizimin e ditës së ambientit në gjashtë komunat “Një rajon, një ambient”, si dhe mirëmbajtja e shtegut “Majat e Ballkanit”.