Në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës është mbajtur edicioni i dytë i manifestimit rajonal dimëror “Një ditë, një majë, skiator i tre shteteve”, Trekufiri 2025.
Një iniciativë trekufitare, që synon të forcojë bashkëpunimin rajonal midis Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Ky projekt ka për qëllim promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e turizmit të qëndrueshëm ndërkufitar.
Të pranishmit i ka përshëndetur Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj s’e është kënaqësi dhe nder i veçantë për mua, që në emër të Komunës së Pejës dhe si nikoqir i këtij takimi t’ju uroj mirëseardhje në qytetin tonë, në Pejën turistike apo siç njihet ndryshe “Destinacioni i Gjelbër dhe Vital”. “Turizmi nuk njeh kufi”, prandaj kjo është arsyeja, që sot jemi mbledhur këtu për të bashkuar forcat, për të diskutuar ide konkrete, për të ndërtuar plane të përbashkëta, që do të na mundësojnë promovimin dhe zhvillimin e këtij territori, si një destinacion i përbashkët turistik, me një ofertë gjithpërfshirëse dhe atraktive.
Po ashtu, të pranishmit i kanë përshëndetur Kryetari i Komunës së Plavës, z.Nihad Canovic, Kryetari i Komunës së Gusisë, z.Sanel Balic, Zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Pejës, z.Skender Kandic, iniciatori i manifestimit dhe Kryetari i PSK “Hrid” në Plavë, z.Enes Dreskovic, Zëvendëskryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, z.Sytki Ndrecaj dhe Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Pejës, z.Nasret Hajrizi.
Gjatë takimit janë prezantuar videot promovuese të Pejës, prezantimi i projektit “Trekufijtë”, përmes një filmi të shkurtër.
Komunë nikoqire për vitin e ardhshëm është përcaktuar Komuna e Deçanit.