Nxjerrja e faturës, mënyra e pagesës dhe afati i pagesës së tatimit në pronë
Komuna e Pejës, njofton tatimpaguesit, të cilët janë të regjistruar në sistemin e tatimit në pronë me numra personal të Republikës së Kosovës s’e mund të nxjerrin faturën e tatimit në pronë drejtpërdrejt në platformën e-KOSOVA në linkun https://ekosova.rks-gov.net/ ose duke u paraqitur personalisht në komunë, ku janë pronarë/e ose posedues/e të pronës së paluajtshme.
Pagesa e tatimit në pronë mund të bëhet në:
• Në ndonjë nga bankat e licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.
• Përmes E-Banking.
• Përmes platformës e-Kosova.
• Në Postën e Kosovës apo institucione të tjera të licencuara në Kosovë.
• Nëse nuk jetoni në Kosovë, shfrytëzoni alternativa tjera të pagesës.
Gjithashtu, rikujtojmë të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk e kanë bërë pagesën e tatimit në pronë, që pagesën ta bëni me kohë, që të shmangni llogaritjen e interesit dhe gjobës.
Pagesa e tatimit në pronë për personat fizik rezident (që kanë numër personal të Republikës së Kosovës), mund të bëhet në dy këste të barabarta dhe atë:
• Kësti i parë mund të paguhet deri më 30 Prill 2025 dhe
• Kësti i dytë mund të paguhet deri më 30 Shtator 2025.
Për personat fizik jo-rezidentë (pa numër personal të Republikës së Kosovës ose me numër personal të një shteti tjetër të huaj),tatimi në pronë mund të paguhet në një këst të vetëm, më së largu më datën 30 shtator 2025.
Nëse pagesa nuk paguhet sipas afateve si më lartë pason llogaritja e gjobës dhe interesit si në vijim:
• Në shumën e tatimit të secilit këst të papaguar llogaritet një gjobë prej 10%.
• Në shumën e tatimit të secilit këst të papaguar llogaritet interesi në baza mujore prej 0.65%.