Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z.Petrit Malaj me bashkëpunëtorë.
Nga ana e bizneseve në takim kanë qenë të pranishëm Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z.Besart Dreshaj dhe Nënkryetari i Lidhjes së Biznesve të Kosovës, z.Hashim Deshishku.
Kryetari Muhaxheri e falënderoi për vizitën Ambasadorin Malaj dhe jemi të nderuar, që të kemi në Komunën e Pejës, si dhe do të vazhdojmë me bashkëpunimet, të cilat i kemi pasur gjithmonë me Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë në Kosovë.
Ambasadori Malaj e falënderoi Kryetarin Muhaxheri për pritjen dhe theksoi s’e është shumë i nderuar, që është mes vëllezërve e në mënyrë të veçantë e falënderoi Kryetarin për gjithçka, që bën për këtë qytet, sepse Pejën e lakmojnë të gjithë për dashurinë e madhe, që të jep ky qytet, për bjeshkët dhe natyrën e saj, sepse qytetarët nga Shqipëria e kanë një pikë goxha interesante Pejën.
Po ashtu, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimet me Bashkitë e Shqipërisë, ku Komuna e Pejës është e vëllazëruar me Durrësin dhe Lezhën, pastaj është diskutuar për buxhetin e Komunës së Pejës, bizneset, zhvillimin e turizmit, bashkëpunimin me sektorin privat, zhvillimin ekonomik të vendit etj.