Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim Drejtoreshën e Programit për Adresimin e Dhunës në Baza Gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës, znj.Adelina Berisha.
Gjatë takimit është diskutuar për “Mekanizmat koordinues lokal për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në bazë gjinore”, harmonizimin e praktikave në mes të komunave të ndryshme, që edhe në rastet kur viktimat ndërrojnë vendbanim, të kenë mbështetjen e njëjtë kudo, që ato jetojnë.
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), përmes nismës “Forcimi i kapaciteteve dhe mekanizmave për të adresuar dhunën në baza gjinore”, do të punojnë me Mekanizmat Koordinues Komunal Kundër Dhunës në Familje (MKKDhF), në dhjetë komuna të Kosovës, ku qëllimi i punës me MKKDhF është të njohim nga afër nevojat, që ky mekanizëm ka dhe në bazë të këtyre nevojave do të organizojnë trajnime për MKKDhF në mënyrë, që viktimat e dhunës me bazë gjinore të marrin trajtimet e duhura nga institucionet përgjegjëse.



