Trajneri i Manchester City Football School, z.Jack Johnson, do të jetë në Pejë, më 16–19 Qershor, në Resortin Sportiv “Tahir Vokshi”, në Brestovik.
Me seanca intensive, teknikë, zhvillim dhe jo vetëm ushtrime, por edhe mënyrën si mendon Manchester City për futbollin.
Eksperiencë e certifikuar ndërkombëtare:
Fëmijët do të stërviten direkt me trajnerë të Manchester City Football School, duke përjetuar standardet e një prej klubeve më të mëdha në botë.
Stërvitje intensive, edukim dhe argëtim:
Dy ditë seanca të fokusuara, jo vetëm në teknikë e taktikë, por edhe në disiplinë, bashkëpunim dhe zhvillim personal.
Trajnerë të certifikuar dhe raport ideal fëmijë-trajner: 4 trajnerë të ardhur posaçërisht nga Manchester City dhe 4 trajnerë nga Dyrrah City Football Academy, me raport 1:7 trajner-fëmijë, për vëmendje maksimale individuale.
Mjedis i sigurt dhe profesional:
Përkujdesje maksimale për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve- çdo aktivitet është i organizuar dhe i mbikëqyrur sipas standardeve ndërkombëtare të
Safeguarding dhe Welfare.
Eventi është githëpërfshirës, i hapur për të gjithë fëmijët, që duan të përjetojnë stërvitjen me një klub elitar pa seleksionim, pa presion, vetëm përvojë dhe
zhvillim.
Ju mirëpresim!