Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame, të cilët erdhën për ta uruar me rastin e fillimit të mandatit të tij të katërt.
Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e hapur dhe miqësore, ku u theksuan raportet e mira të bashkëpunimit ndërmjet Komunës dhe Këshillit të Bashkësisë Islame.
Përfaqësuesit e KBI-së i përcollën Kryetarit urimet e tyre të sinqerta, duke vlerësuar punën, angazhimin dhe bashkëpunimin institucional në shërbim të komunitetit.
Kryetari Muhaxheri i falënderoi ata për vizitën dhe urimet, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në projekte dhe iniciativa, që kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve.






