Në kuadër të aktiviteteve të Komunës së Pejës, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Muzeun e Pejës u mbajt prezantimi “Xhubleta në Nëntor”, një aktivitet edukativo–kulturor i dedikuar trashëgimisë sonë shpirtërore.
Të pranishme në këtë aktivitet ishin Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka dhe Drejtoresha e Muzeut të Pejës, znj.Besa Berisha, e cila prezantoi para nxënësve të klasës së dytë të shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” historinë, simbolikën dhe rëndësinë e xhubletës, si një element i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore.
Nxënësit, nën kujdesin e mësueses, znj.Pranvera Bajri, patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth kësaj veshje tradicionale, që tashmë është pjesë e listës së UNESCO-s.
Komuna e Pejës vazhdon të mbështesë dhe promovojë vlerat tona kulturore me aktivitete, që edukojnë dhe frymëzojnë gjeneratat e reja.























