Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim përfaqësuesit e Klubit të Basketbollit “Borea”, KV “Peja” – F, si dhe të Institucionit Parashkollor “Pëllumbat e Paqes”.
Gjatë këtij takimi, e uruan Kryetarin Muhaxheri për fillimin e mandatit të tij të katërt dhe u zhvillua një bisedë e frytshme rreth vazhdimit të bashkëpunimit në mbështetje të aktiviteteve edukative dhe sportive në komunën tonë.
Kryetari Muhaxheri theksoi rëndësinë e investimit të vazhdueshëm në arsim dhe sport, duke nënvizuar se Komuna e Pejës do të jetë gjithmonë në krah të institucioneve dhe klubeve, që kontribuojnë në zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve.















