Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në Qendrën Multiprofesionale në Novosellë u mbajt aktiviteti “Nëntori në Muzeun e Qëndresës”, një ngjarje kushtuar ruajtjes së historisë, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.
Drejtoresha e Qendrës Multiprofesionale në Novosellë, znj.Blerta Selmonmusaj theksoi rëndësinë e promovimit të trashëgimisë kulturore dhe domosdoshmërinë e edukimit të brezave të rinj me vlerat tona kombëtare. Nëntori është muaji, që na rikthen te rrënjët, te historia dhe identiteti ynë. Prandaj, ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim me krenari këtë trashëgimi brez pas brezi.










