Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Kryetarin e PLE-së, z.Veton Berisha me bashkëpunëtorë.
Berisha e uroi Kryetarin Muhaxheri për mandatin e tij të katërt, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në realizimin e projekteve zhvillimore dhe në shërbim të qytetarëve të Pejës.
Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit, me fokus në iniciativat, që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve në komunën tonë.
Komuna e Pejës mbetet e përkushtuar për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të promovuar një ambient të barabartë e gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët.




