Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Kryetarin e Qendrës Kulturore të Pakicave në Mal të Zi, z.Gëzim Hajdinaga.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, ruajtjen e identitetit kulturor të pakicave, si dhe mundësitë për projekte të përbashkëta në të ardhmen.
Po ashtu, z.Hajdinaga e uroi Kryetarin Muhaxheri për mandatin e tij të katërt, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e detyrës dhe realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.
Kjo vizitë i parapriu koncertit të madh, që do të mbahet sonte, ku me këtë rast do të performojë SHKA “Olcinium”, me këngë dhe valle autentike nga tradita e pasur e Ulqinit, duke sjellë para publikut trashëgiminë
tonë kulturore ndër breza.





