Është mbajtur takimi i parë i Komitetit Konsultativ për Mbrojtjen e Mjedisit për vitin 2026, të cilin e udhëhoqi Kryesuesja e KKMM, znj.Valbona Avdija.
Gjatë takimit u shqyrtuan dhe u miratuan pikat e rendit të ditës, siç janë:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit nga takimi i VI-të i Komitetit Konsultativ për Mbrojtjen e Mjedisit të datës 15.09.2025.
2.Shqyrtimi dhe miratimi i Kalendarit të takimeve të KKMM për vitin 2026.
3.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së KKMM për vitin 2026.
4.Informatë mbi gjendjen e ambientit në Komunën e Pejës dhe u diskutuan prioritetet për veprimet e ardhshme.
5.Çështje aktuale.