Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim Drejtorin e ri të Misionit të OSBE-së, z.Cristiano Barale i shoqëruar nga një delegacion i Qendrës Rajonale të OSBE-së.
Delegacioni i OSBE-së përbëhej nga Ushtruesi i Detyrës së Zyrtarit të Lartë për Demokratizim,
z.Aleksandar Vasiljević, Zyrtarja Vendore e Programit, znj.Sabina Mehmedović, si dhe Zyrtari Vendor i Programit, z.Ylber Veseli.
Kryetari Muhaxheri e uroi z.Barale për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar suksese në angazhimet e tij në Kosovë dhe duke shprehur gatishmërinë e Komunës së Pejës për bashkëpunim.
Drejtori Barale e uroi Kryetarin Muhaxheri për mandatin e tij të katërt në krye të Komunës së Pejës, duke e vlerësuar përvojën dhe angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve.
Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Pejës dhe OSBE-së, si dhe për çështje që ndërlidhen me demokratizimin, qeverisjen e mirë dhe zhvillimin lokal.
Bashkëpunimi i ndërsjellë është thelbësor për avancimin e shërbimeve publike dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Pejës.



