Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka pritën në takim Kryetarin e Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës, z.Adrian Telaku me bashkëpunëtorët e tij.
Në këtë takim u diskutua për organizimin e Gjimnaziadës, e cila pritet të mbahet për të dytin vit radhazi në qytetin e Pejës.
Gjatë bisedimeve u theksua rëndësia e sportit shkollor në zhvillimin fizik, social dhe edukativ të nxënësve, si dhe roli i këtij aktiviteti në promovimin e Pejës, si një qendër e rëndësishme sportive.
Po ashtu, u dakorduan për bashkëpunim, me qëllim që organizimi i Gjimnaziadës të realizohet sipas standardeve të larta dhe të ketë ndikim pozitiv për të rinjtë dhe komunitetin në përgjithësi.




