Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, znj.Eliza Hoxha dhe z.Ismail Tasholli.
Gjatë këtij takimi, Kryetari Muhaxheri ka shprehur mbështetjen e tij për marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu”.
Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër” prezantuan aktivitetet dhe angazhimet e tyre, duke shprehur njëkohësisht mirënjohje për përkrahjen e ofruar nga Komuna e Pejës.








