Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Shefin e Misionit të Ambasadës së Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, z.Eric Dietz, i cili me këtë rast e uroi Kryetarin Muhaxheri për mandatin e tij të katërt.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Pejës dhe Ambasadës së Luksemburgut, me theks të veçantë në projektet zhvillimore, forcimin e qeverisjes lokale, si dhe mbështetjen në fusha me interes të përbashkët.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, duke vlerësuar lart marrëdhëniet e mira dhe miqësore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatës së Madhe të Luksemburgut.






