Është mbajtur takimi i radhës i Komitetit Konsultativ për Mbrojtjen e Mjedisit, të cilin e udhëhoqi Kryesuesja e KKMM, znj.Valbona Avdija.
Gjatë takimit u shqyrtuan dhe u miratuan pikat e rendit të ditës, siç janë:
Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit të KKMM, i takimit të parë të datës 21.01.2026.
U prezantua Informata mbi gjendjen e Ambientit në Komunën e Pejës.
Informatën mbi realizimin e Planit dhe realizimit te grumbullimit të mbeturinave në Komunën e Pejës e prezantoj Drejtori i Operativës ne KRM”Ambienti” z.Lulzim Shala.
Për gjendjen dhe situatën me ujërat dhe nivelin e pastërtisë se ujit te pijes, mirëmbajtjen e lumit, të kanaleve te ujitjes dhe rrjedhave tjera të ujërave prezantoj Drejtori teknik i KRU ”Hidrodrini” z.Agron Dreshaj.
Ne fund pati edhe prezantime mbi hulumtimet individuale te anëtarëve te KKMM.