Në sallën e Kuvendit Komunal në Pejë u mbajt Seanca e I-rë e rregullt e Asamblesë Komunale të Fëmijëve (AKF). Seanca u organizua me mbështetjen e Zyrës për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Riintegrim si dhe OJQ “Syri i Vizionit” në Pejë.
Takimin e udhëhoqi nënkryesuesja e AKF-së Gentonisa Avdyli, duke iu përmbajtur rendit të ditës.
- Prezenca e pjesëmarrësve,
- Miratimi i rendit te ditës,
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Prezantimi I raportit të punës të AKF-së 2025 – Gentonisa Avdyli
- Prezantim I projektin nga përfaqësuesja e OJQ-Syri I Vizionit” Teuta Çavdarbasha – Uka
- Zgjedhja e komisionit për hartimin e planit të punës te AKF –se për vitin 2026.
- Çështje te ngritura
- Te ndryshme
- Në fillim të takimit u bë evidentimi i pjesëmarrësve.
- Rendi i ditës u lexua nga nënkryesuesja. pas shqyrtimit nga anëtarët, rendi i ditës u miratua.
- Procesverbali i mbledhjes së kaluar u prezantua para anëtarëve. Pas diskutimeve të shkurtra dhe pa vërejtje shtesë, procesverbali u miratua unanimisht.
- U prezantua raporti vjetor i punës për vitin 2025, ku u theksuan aktivitetet kryesore të realizuara, sfidat e hasura dhe rezultatet e arritura. Anëtarët diskutuan mbi sukseset dhe nevojën për angazhim edhe më të madh në vitin vijues, duke vlerësuar bashkëpunimin me institucionet komunale dhe organizatat partnere.
- Përfaqësuesja e OJQ-së, znj. Teuta Çavdarbasha-Uka, prezantoi një projekt që synon fuqizimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje dhe zhvillimin e aktiviteteve edukative e sociale. Anëtarët e AKF-së shprehën interesim për përfshirje aktive në projekt dhe diskutuan mbi mënyrat e zbatimit të tij në praktikë.
- U propozua formimi i një komisioni punues për hartimin e planit të punës për vitin 2026. Pas propozimeve dhe dakordimit të anëtarëve, u zgjodh komisioni prej 3 anëtarëve te AKF-se i cili do të punojë në draftimin e planit dhe do ta paraqesë atë për miratim në seancën e ardhshme.
- Në këtë pikë u diskutua mbi nevojën për përgatitjen e zgjedhjeve të reja për Asamblenë Komunale të Fëmijëve në Pejë për mandatin 2026–2028. U theksua se shumica e anëtarëve aktualë janë në klasën e IX-të dhe në përfundim të SHFMU-së, prandaj është e nevojshme që të fillojnë nga mesi I muajit mars përgatitjet për procesin zgjedhor, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e punës se AKF-se dhe përfaqësimi i brezit të ri të nxënësve. Propozimi u përkrah nga anëtarët dhe u dakordua që të iniciohen hapat për organizimin e zgjedhjeve.
- Në pikën “Të ndryshme” u diskutuan çështje organizative dhe propozime për aktivitete të ardhshme. Anëtarët shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe angazhim të vazhdueshëm.

