Në kuadër të shënimit të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Pejës organizon një aktivitet sensibilizues dhe festiv për të promovuar barazinë gjinore dhe për të festuar rolin e rëndësishëm të grave në shoqëri.
Aktiviteti mbahet të dielën më 8 Mars, në sheshin “Skënderbeu”, në Pejë nga ora 12:00 – 14:00.
Po ashtu, programi do të vazhdojë me një sesion yoga, i cili do të mbahet te pika “I Love Peja” nga ora 14:00 – 14:40.
Mirë se vini!