Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtori i DKA-së, z.Naser Gega ndanë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar gjatë periudhës 07.03.2025 – 07.03.2026, si dhe tri mirënjohje Post-Mortem në shenjë vlerësimi për punën dhe përkushtimin e tyre ndër vite.
Me këtë rast u shpreh mirënjohje dhe falënderim i veçantë për kontributin, përkushtimin dhe dashurinë e treguar ndaj nxënësve dhe profesionit fisnik të mësuesit.
U theksua se puna dhe kontributi i tyre i çmuar do të mbeten gjithmonë pjesë e rëndësishme e historisë së arsimit në Komunën e Pejës.





































