Kuvendi i Komunës së Pejës ne udhëheqjen e Kryesuesit z.Rexhep Kurtbogaj,ka mbajtur sot Seancën Solemne për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Takimi është mbajtur në pranin e Kryetarit të Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri,të Komandantit të stacionit të Policisë në Pejë z.Faik Jahmurataj, Nënkryetarit të Komunës së Pejës Fatmir Asllani, përfaqësues te Organizatave të luftës se UÇK-së, përfaqësues te Bashkësive fetare, përfaqësues të Universitetit Haxhi Zeka, Drejtor të drejtorive Komunale, Asamblistë të Kuvendit të Pejës dhe qytetarëve të shumtë të pranishëm.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës z.Rexhep Kurtbogaj ne fjalën e rastit përshëndeti të pranishmit ku nder të tjera tha se liria e një populli nuk mund të rimëkëmbët, ajo është një fryt i rezistencës se një populli me dekada. Familja Jashari është shembulli me i mirë si simbol i rezistencës dhe i sakrificës për liri. Në luftën e shenjt të UÇK-së u rreshtuan bijat dhe bijtë me të mirë të vendit ku edhe Peja dhe Rugova ishin pjesë e pandashme e luftës për liri. Lavdi veprave dhe sakrificës se familjes Jashari, Lavdi te gjithë dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.
Ne emër te grupit të Asamblistëve te AAK-së foli Naim Bytyqi i cili evokoj kujtime për ngjarjet e marsit të 1998 dhe sakrificën sublime te familjes Jashari qe ishte nisma e rezistencës se armatosur në gjithë Kosovën.
Ne emër të grupit të asamblistëve te LDK-së foli Atdhe Berisha qe vlerësoj sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë bijve dhe bijave qe u rreshtuan ne luftën e shenjtë të UÇK-së, prandaj detyra jonë sot është të ruajmë vlerat dhe sakrificën e popullit Shqiptar.
Ne emër të grupit të asamblistëve te VV-së foli Berat Ganiqi i cili tha se të gjithë ne sot përulemi me respektin me të thellë para sakrificës se familjes Jashari e cila qëndroj heroikisht për tre ditë me radhë kundër një ushtrie okupatore. Emri i Adem Jasharit edhe sot është busulla morale e Shqiptarëve dhe dëshmi se liria nuk falet por fitohet me sakrifica dhe vetëflijim.
Ne emër të grupit te asamblistëve te PDK-së foli Edonjeta Berisha duke vlerësuar lart sakrificën e familjes Jashari dhe të bijave dhe bijve te UÇK-së dhe të figurave nismëtare te themelimit te UÇK-së si dhe kontributin e popullit ne luftën e shenjtë deri në çlirimin e Kosovës.
Kurse ne emër të Organizatave të luftës foli Safete Shala kryetare e Shoqatës se Familjeve te Dëshmorëve në Pejë,ajo kujtoj me pietet te lartë sakrificën e familjes Jashari, prandaj Epopeja e Prekazit na mëson qe mos ta harrojmë kontributin e bijve dhe bijave të kombit të rreshtuar në UÇK-së.
Lavdi e përjetshme sakrificës se familjes Jashari, Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Kombit!













