Është mbajtur takimi i përbashkët i organizuar nga Kuvendi i Komunës së Pejës, i udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, z.Rexhep Kurtbogaj, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan propozimet e paraqitura nga përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarët e pranishëm, lidhur me përzgjedhjen e një anëtari/eje në Komisionin për hartimin e Draft-Statutit të Komunës së Pejës.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të japin kontributin e tyre përmes propozimeve dhe diskutimeve konstruktive, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes qytetare dhe transparencës në këtë proces.
Në takim u propozua dhe u përzgjodh, znj.Vlora Latifi nga “Syri i Vizionit”, e cila do të jetë pjesë e Komisionit për hartimin e Draft-Statutit të Komunës së Pejës.
Kuvendi i Komunës së Pejës i falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e tyre në këtë proces të rëndësishëm për zhvillimin dhe funksionimin demokratik të komunës.




