Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, organizoi promovimin e librit “Karvani i Rozhajës” të autorit Hilmo Haxhiq.
Të pranishmit i përshëndeti Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka, e cila theksoi rëndësinë e promovimit të këtij libri dhe vlerat që ai përcjell.
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ndau mirënjohje falënderimi për Drejtorin e Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi, z.Gzim Hajdinaga.
Gjatë promovimit, të pranishmit patën rastin të dëgjojnë diskutime dhe vlerësime nga politologu
Mr.Smail Smaka, profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe, z.Haxhi Lajçi, publicisti, z.Sallko Lluboder, si dhe Drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi, z.Gzim Hajdinaga, të cilët ndanë mendimet e tyre mbi rëndësinë dhe mesazhin e librit, ndërsa të pranishmit i falënderoi vëllai i autorit, z.Rifo Haxhiq.

















