Nënkryetari i Komunës së Pejës, z.Fatmir Asllani, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Xhenet Syka dhe Shefi i Kabinetit, z.Faik Zekaj pritën në takim Udhëheqësin e projektit të GIZ-it gjerman në Kosovë, z.Mario Eckardt, Koordinatoren e projektit, znj.Toska Zajmi dhe Këshilltarin për Integrim, z.Nexhmedin Basha.
Bashkëpunimi shumëvjeçar ndërmjet Komunës së Pejës dhe GIZ-it vazhdon të dëshmohet, si një shembull i partneritetit të qëndrueshëm dhe vizionar.
Gjatë takimit u diskutua për projektet aktuale, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në të ardhmen.
Në fokus të bisedimeve mbetën zhvillimi i qëndrueshëm i komunitetit, përmirësimi i shërbimeve për qytetarët dhe zbatimi i iniciativave me ndikim konkret.






