Shënimi i 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar në Pejë
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri në bashkëpunim me kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, ju fton në organizimin e aktiviteteve përkujtimore me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar.
Aktivitetet do të zhvillohen më 5 maj 2026, sipas kësaj agjende:
09:45 – Ngritja solemne e flamurit;
10:00 – Homazhe te shtatorja e Shkëlzen Haradinajt dhe te Obelisku i Dëshmorëve të Komunës së Pejës;
18:00 – Akademi solemne në Kinoteatrin “Jusuf Gërvalla”, Pejë.
Gjithashtu, gjatë ditës do të mbahen homazhe në të gjitha varrezat e dëshmorëve, sipas orarit të përcaktuar dhe të bashkëngjitur me këtë ftesë.