Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim KB Borea, të cilët janë shpallur kampion të Kosovës në kategorinë U12.
Skuadra pejane arriti këtë sukses të jashtëzakonshëm në serinë finale, duke e mposhtur ekipin Trepça IPKO me rezultat të përgjithshëm 3:0.
Në ndeshjen e tretë dhe vendimtare, Borea triumfoi me shifrat 61:42, duke vulosur titullin kampion.
Kryetari Muhaxheri përgëzoi lojtarët, trajnerët dhe stafin e klubit për angazhimin dhe suksesin e arritur, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së të rinjve në sport.




