Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë priti në takim komandantin e Grupit Mbështetës të Ushtrisë Amerikane për Ballkanin, nënkolonelin Miguel Cisneros.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve lokale dhe partnerëve ndërkombëtarë, me theks të veçantë në forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe mbështetjen për zhvillimin dhe sigurinë në rajon.



