Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka organizuar një sërë aktivitetesh me rastin e shënimit të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Pejës.
Programi i aktiviteteve:
15 Qershor:
17:00 – Takimi i Kryetarit të Komunës, z.Gazmend Muhaxheri, me grupet e fëmijëve pjesëmarrës në Festivalin Ballkanik, në sheshin “Skënderbeu”.
18:00 – Marshimi i fëmijëve pjesëmarrës përgjatë Shtegut Kulturor në Pejë.
19:00 – Koncert festiv për fëmijë në sheshin “Skënderbeu”.
16 Qershor:
10:00 – Seanca solemne e Kuvendit Komunal.
11:00 – Ngritja solemne e Flamurit, intonimi i Himnit Shtetëror, homazhe dhe vendosja e kurorave me lule nga Kryetari, Ekzekutivi dhe institucionet relevante.
12:00 – Muzeu i Pejës i hapur për vizitorë.
18:00 – Hapja e ekspozitës premierë në Galerinë e Arteve, me autor Gëzim Muriqi.
19:00 – Manifestimi qendror solemn në sheshin “Skënderbeu”, me pjesëmarrjen e Orkestrës së Dukagjinit, Fakultetit të Arteve të UNHZ-së dhe ndarjen e titujve të nderit, dekoratave dhe mirënjohjeve.
Ju mirëpresim të festojmë së bashku këtë ditë të rëndësishme për qytetin tonë.