Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim 30 të rinj nga diaspora, të cilët kanë ardhur në Kosovë për të nisur udhëtimin e tyre në kuadër të programit OriginAL.
Kryetari Muhaxheri u dëshiroi mirëseardhje dhe një qëndrim sa më të këndshëm e të suksesshëm, duke i falënderuar organizatorët, që Peja është pjesë e kësaj përvoje të veçantë, e cila i afron të rinjtë e diasporës me rrënjët e tyre.
Ky program u ofron të rinjve mundësinë të forcojnë lidhjen me vendin e origjinës, të njohin nga afër kulturën, historinë dhe traditat shqiptare, si dhe të krijojnë miqësi dhe përvoja të reja me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme.
Gjatë dy javëve ata do të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme edukative, kulturore dhe rekreative në Kosovë dhe Shqipëri, duke përjetuar nga afër vlerat dhe trashëgiminë tonë kombëtare.


