Është realizuar shpërndarja e mjeteve bujqësore për fermerët përfitues të projektit për furnizim me mekanizëm bujqësor, i cili po zbatohet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Pejës dhe organizatës Islamic Relief – Zyra në Kosovë.
Përfituesit janë pajisur me freza të dimensioneve 1.8 m dhe 2.0 m, si dhe me mbjellëse misri, me qëllim të rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe avancimit të veprimtarisë së tyre bujqësore.
Në shpërndarjen e mjeteve bujqësore morën pjesë Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi në Komunën e Pejës, z.Tahir Shala, Drejtori i Islamic Relief në Kosovë, Dr.Mohamed Soliman, si dhe Zëvendësdrejtoresha e Islamic Relief në Kosovë, znj.Albulena Gashi Hajrullahu.
Ky projekt përfaqëson një mbështetje të rëndësishme për fermerët e Komunës së Pejës dhe synon modernizimin e sektorit bujqësor, rritjen e efikasitetit në prodhim, si dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në komunën tonë.










