Në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës është mbajtur Konsultimi Publik me qytetarë, OJQ dhe grupe të interesit për të diskutuar për Kornizën Afatmesme Buxhetore – KAB 2027-2029.
Konsultimin Publik e ka udhëhequr Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj.
I pranishëm në Konsultimin Publik ishte Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa në Komunën e Pejës, znj.Diellëza Berisha theksoi se në bazë të Kornizës Afatmesme Buxhetore të Qeverisë, buxheti i ndarë për vitin 2027 është 44.12 milionë euro. Kjo është shuma totale e buxhetit, e cila është e ndarë në pesë kategori, siç janë:
Paga dhe mëditje: rreth 21.53 milionë euro
Mallra dhe shërbime: rreth 4.90 milionë euro
Shpenzime komunale: rreth 1.16 milionë euro
Subvencione dhe transfere: rreth 1.43 milionë euro
Shpenzime kapitale: rreth 15.11 milionë euro.
Konsultimi Publik është organizuar nga Grupi Punues për Planifikimin e Hershëm të Buxhetit 2027-2029, në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa.
Komuna e Pejës, pas këtij Konsultimi Publik do të fillojë me Dëgjimet Buxhetore nëpër Bashkësi Lokale për t’i dëgjuar dhe për t’i evidentuar kërkesat e qytetarëve.










