Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Pejës, në bashkëpunim me Klubin e Motoçiklizmit “Çikat” dhe Autoshkollën “Flakroni”, realizoi aktivitetin “Çikat n’Motor – Pejë”, me qëllim fuqizimin e vajzave dhe grave përmes përfshirjes në motoçiklizëm dhe promovimit të barazisë gjinore, si dhe sfidimit të stereotipeve ekzistuese.
Aktiviteti u ofroi pjesëmarrëseve mundësi praktike për të mësuar bazat e ngasjes së motoçikletës, nën mbikëqyrjen e instruktorëve të licencuar, në një ambient të sigurt, edukativ dhe motivues.
Përmes kësaj iniciative u krijua një hapësirë për vajzat dhe gratë, që të përfshihen në një fushë, që shpesh perceptohet, si e dominuar nga burrat, duke promovuar guximin, pavarësinë dhe mundësitë e barabarta.
Në kuadër të aktivitetit u realizua edhe një xhiro simbolike në qytetin e Pejës, ku pjesëmarrësit nga komuniteti i motoçiklizmit shprehën mbështetjen e tyre për këtë iniciativë dhe për mesazhin e saj për barazi, përfshirje dhe thyerje të stereotipeve gjinore.
Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Pejës falënderon Klubin e Motoçiklizmit “Çikat”, Autoshkollën “Flakroni”, Policinë e Stacionit Policor të Pejës, instruktorët, pjesëmarrëset, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët dhe mbështetësit, që kontribuuan në realizimin dhe suksesin e këtij aktiviteti.
“Çikat n’Motor – Pejë” dëshmoi rëndësinë e krijimit të mundësive të barabarta dhe fuqizimin e vajzave dhe grave përmes iniciativave, që sfidojnë barrierat dhe stereotipet gjinore













