Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, “Eling Group” Sh.p.k., Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Parkun fotovoltaik Eling, 6 MW – sistemi solar me pajisje fotovoltaike me fuqi të instaluar prej DC 6165 KVVp në Llabjan, Komuna e Pejës.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 06.08.2026 në ora 11:00 në objektin e Kosova Innovation Hub, Çamila Sijarića, Vitomiricë, Pejë, do të organizohet debat publik nga “Eling Group” Sh.p.k., Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën online:
- Linku i takimit: https://us04web.zoom.us/j/9535257790?pwd=dAFk8wyqrcGJk62TC60ZQRNyqoJzhk
- Meeting ID: 953 525 7790
- Passcode: 000000
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për “Eling Group” Sh.p.k., Prishtinë për Pëlqim Mjedisor për Parkun fotovoltaik Eling, 6 MW , në Llabjan, Komuna e Pejës.
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.