Ju njoftojmë se mbledhja e V-të e Komitetit për Politikë dhe Financa do të mbahet të martën, më 21.07.2026, në ora 11:00, në sallën e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Rendi i ditës:
1.Miratimi i rendit të ditës.
2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të KPF-së të datave 15.05.2026 dhe 17.06.2026.
3.Shqyrtimi dhe rekomandimi për miratimin e buxhetimit të Komunës së Pejës dhe pjesëmarrjen e qytetarëve (fermerëve përfitues) në projektin për furnizim me mekanizëm bujqësor – 65 traktorë.
4.Shqyrtimi dhe rekomandimi i Kryesuesit të Kuvendit të Komunës për formimin e grupit punues për hartimin e Planit të Punës së Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2027.
5.Shqyrtimi dhe rekomandimi i raportit të punës së Kryetarit të Komunës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.
6.Shqyrtimi dhe rekomandimi i raportit të të hyrave dhe shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë, janar–qershor 2026.
7.Shqyrtimi dhe rekomandimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Pejës për vitin 2025, si dhe i Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditimit.
8.Shqyrtimi dhe rekomandimi i informatës nga DKA për përfundimin e vitit shkollor, testin e arritshmërisë dhe testin e maturës.
9.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët në atë renditje, siç janë pranuar