Në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës, në ora 12:00, u mbajt dëgjimi publik me OJQ-të, organizatat e shoqërisë civile dhe klubet sportive.
Qëllimi i këtyre dëgjimeve publike është prezantimi i Projekt-Buxhetit të Komunës së Pejës për vitin 2027 dhe ofrimi i mundësisë, që qytetarët të paraqesin propozimet, komentet dhe rekomandimet e tyre, të cilat do të shqyrtohen gjatë procesit të hartimit dhe finalizimit të buxhetit.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj.Diellëza Berisha theksoi se bazuar në Kornizën Afatmesme Buxhetore të Qeverisë, buxheti i ndarë për Komunën e Pejës për vitin 2027 është 44,119,678.00 milionë euro.
Kjo shumë është e ndarë në pesë kategori buxhetore, siç janë:
Paga dhe mëditje: 21,481,142.49;
Mallra dhe shërbime: 4,985,490.00;
Shpenzime komunale: 1,157,240.00;
Subvencione dhe transfere: 1,930,626.00;
Shpenzime kapitale: 14,565,179.51;
Komuna e Pejës ende nuk e ka pranuar Qarkoren e Dytë Buxhetore, e cila pritet të sjellë të dhëna shtesë dhe mund të ndikojë në finalizimin e Projekt-Buxhetit për vitin 2027.
Dëgjimet publike për Projekt-Buxhetin e Komunës së Pejës janë organizuar nga Grupi Punues për Planifikimin e Buxhetit 2027–2029, në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa.







