Sot ka vazhduar shpërndarja e mjeteve bujqësore për fermerët përfitues në kuadër të projektit për furnizim me mekanizëm bujqësor, i cili po zbatohet në bashkëpunim ndërmjet Komunës së Pejës dhe organizatës Islamic Relief – Zyra në Kosovë.
Në kuadër të këtij projekti, në oborrin e SHFMU “28 Nëntori” në fshatin Raushiq janë shpërndarë 18 rotokosa për fermerët përfitues.
Në ceremoninë e shpërndarjes morën pjesë Nënkryetari i Komunës së Pejës, z.Fatmir Asllani dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi, z.Tahir Shala.
Ky projekt përfaqëson një mbështetje të rëndësishme për fermerët e Komunës së Pejës, duke kontribuar në modernizimin e sektorit bujqësor, rritjen e efikasitetit të prodhimit dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në komunën tonë.










